Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Vjen reagimi nga Drita, ky është vendimi për Zymberin

Vjen reagimi nga Drita, ky është vendimi për Zymberin

Klubi i Dritës gjatë ditëve të fundit ka qenë në vëmendje të madhe nga mediat, si pasojë e incidentit që ndodhi mes kryetarit të “Intelektualëve”, Taulant Byqmetit dhe drejtorit sportiv të klubit, Valon Zymberi.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi së bashku me disa anëtarë të kryesisë së klubit pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës kundër Prishtinës, e sulmuan fizikisht Taulant Byqmetin në vendin e tij të punës.

Pamjet u bënë virale, ndërsa më vonë reagoi edhe vetë Byqmeti duke e konfirmuar sulmin e zyrtarëve të Dritës ndaj tij.

Reagimi nga Drita mungonte, por jo më. Sot klubi gjilanas përmes një komunikate zyrtare dënoi dhunën e ditës së mërkure, ndërsa e konfirmoi se Valon Zymberi do të mbetet në postin e tij si drejtor sportiv.

“Si një klub sportiv, ne mbështesim vlerat e respektit dhe bashkëpunimit, dhe këto veprime të dhunshme nuk përputhen me vlerat tona. Klubi është një biznes i regjistruar sipas ligjeve të Kosovës dhe menaxhohet nga dy pronarë legjitim, dhe nuk lejojmë ndikimin e jashtëm në vendimet tona të menaxhmentit. Prandaj, ju konfirmojmë që deri sa z. Zymberi nuk shkel statutin e kompanisë tonë do të jetë në pozitën të cilën e ka pasur deri më tani.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksojmë se ne nuk mund të justifikojmë asnjë formë të dhunës ose agresionit, pavarësisht nga arsyetimi. Kemi besim tek institucionet e drejtësisë për të trajtuar çështjet në mënyrë të drejtë dhe profesionale”, shkruante ndër të tjera në komunikatën e Dritës.

/TV Arbëria