Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vjen reagimi i LDK-së në Junik pas marrëveshjes së AAK-së me Vetëvendosjen

Vjen reagimi i LDK-së në Junik pas marrëveshjes së AAK-së me Vetëvendosjen

Kryetari aktual i Komunës së Junikut dhe kandidat i LDK-së, për kryetar në balotazhin e 9 nëntorit, Ruzhdi Shehu, ka ironizuar pas koalicionit të lidhur me VV’së dhe AAK’së në Junik, duke thënë se humbja e këtyre dy partive nuk do të jetë “për 400 vota si në rundin e parë, por do të thellohet në 700 vota”.

Ai ka publikuar disa pamje nga asfaltimi i disa rrugëve.

“Sot kemi vazhduar me asfaltimin e rrugëve në lagjen Goqaj. Po ashtu kemi zhvilluar disa punime edhe në rrugën e Bjeshkës. Shfrytëzojmë rastin të urojmë Gllogjanin për koalicionin e arritur në mes të VV dhe AAK në Junik. Në këtë mënyrë me 9 nëntor humbja e tyre nuk do të jetë për 400 vota si në rundin e parë, por do të thellohet në 700 vota. Koalicioni ynë është me qytetarët e Junikut. Prandaj ne do të vazhdojmë me punën dhe projektet për të mirën e Junikut”, ka shkruar Shehu.