Policia është duke kërkuar për tre persona të cilët dyshohen të jenë të lidhur me rastin e vjedhjes në shtëpinë e futbollistit të Anglisë, Raheem Sterling.
Detektivi James Ansell nga Policia e Surrey i ka thënë “BBC” që detektivët janë në kërkim të tre shqiptarëve, Alfred Isufi, Gerard Kalaja dhe Hendri Osmanit.
Treshja në fjalë po kërkohet për 33 vjedhje në Surrey, Essex, Kent dhe Hertfordshire.
Gjësendet e vjedhura kapin vlerën e mbi 1 milionë eurove. Ndër këto raste të vjedhjes ishte edhe ai në shtëpinë e yllit të Chelseat, Raheem Sterling.
/TV Arbëria