Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Deçan, pronari ndodhej jashtë vendit

Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Deçan, pronari ndodhej jashtë vendit

Një shtëpi në Deçan është bërë cak i hajnave disa ditë më parë.

Rasti ka ndodhur më 16 mars të këtij viti në fshatin Voksh të Deçanit, ndërsa pronari dje ka denoncuar zhdukjen e një arme zjarri nga shtëpia e tij.

Ankuesi ka raportuar në polici se, gjatë kohës që ndodhej për vizitë në Zvicër, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur një pistoletë të tipit Sarsilmaz Kilinc 2000 Mega, kalibër 9×19 mm, së bashku me 15 fishekë.

Viktima ka deklaruar se shtëpia ka qenë e mbyllur me çelës.

Njësitet e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve.