Një person në Lipjan ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa lokale, raporton GazetaBlic.Sipas raportit policor, rasti është nën hetime.
“Fsh. Krojmir, Lipjan 20.02.2025 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa lokale. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e PK-së.