Në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës është raportuar një rast i vjedhjes, të mërkurën.
Drejtori i shkollës në atë fshat ka njoftuar në polici se gjate natës një person i panjohur i maskuar ka thyer dritaren e një klase dhe përmes dritares së thyer ka hyrë në brendi të shkollës.
Më pas i dyshuari kishte dëmtuar derën e sallës se arsimtareve dhe prej aty kishte vjedhur katër ditarë dhe ishte larguar nga ai lokacion.
Veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë së shkollës.
“Fsh. Jabllanicë e Vogël, Pejë 04.12.2024-02:03. Ankuesi mashkull kosovar, drejtori i shkollës, ka njoftuar se gjate natës një person i panjohur i maskuar ka thyer dritaren e një klase dhe përmes dritares së thyer ka hyrë në brendi të shkollës ku kishte dëmtuar derën e sallës se arsimtareve dhe prej aty kishte vjedhur katër ditarë dhe ishte larguar nga ai lokacion. Veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë së shkollës. Rasti po hetohet nga policia”.