Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vjedh 40 mijë funta në Kaçanik, arrestohet 26 vjeçari

Vjedh 40 mijë funta në Kaçanik, arrestohet 26 vjeçari

Një 26 vjeçar me inicialet B.C është arrestuar, pasi gjatë muajit janar, kishte hyrë në një shtëpi në Kaçanik dhe kishte vjedhur para prej 36-37 mijë funta, 4-5 mijë euro dhe gjësende tjera, po ashtu ishin të përfshirë edhe 2 të mitur të cilët janë në paraburgim.

Policia njofton se më 18 janar kanë pranuar një informacion se në rrugën ” Avdyrrahim Shehu” në Kaçanik kishte ndodhur një rast i vjedhjes së rëndë.

“Policët e rendit e më pas policët hetues dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet. Nga hetimet e para është mësuar se nga personi/persona të panjohur nga dritarja e katit të parë kishin depërtuar me forcë brenda në shtëpi dhe sipas ankuesit, pronarit të shtëpisë, i cili ishte në Angli, nga aty ishin vjedhur para prej 36-37 mijë funta, 4-5 mijë euro dhe gjësende tjera.Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, mbledhjes së provave të nevojshme, hetuesit rajonal kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin : B.C (M/K) i moshës 26 vjeçar, të cilin e kanë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se në bashkëkryerje me dy të dyshuar tjerë, të mitur, të cilët janë në paraburgim për raste tjera, kanë kryer vjedhjen e rreth 40 mijë funtave angleze, një sasi të stolive të arit, një televizor dhe disa mjete pune”, thuhet në njofitm.

Me vendim të prokurorit të rastit i dyshuari B.C dërgohet në mbajtje për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ” Vjedhje e rëndë”, për të vazhduar me procedura tjera hetimore ndaj dy të dyshuarave të tjerë.

/TV Arbëria