Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vizita në Kosovë, Wadephul shkruan për takimin me Osmanin dhe vizitën te ushtarët gjermanë në KFOR

Vizita në Kosovë, Wadephul shkruan për takimin me Osmanin dhe vizitën te ushtarët gjermanë në KFOR

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, deklaron se takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vizita te ushtarët e KFOR nga shteti i tij, nënvizon rëndësinë që Gjermania i kushton stabilitetit të Kosovës.

Ministri, teksa ka ndarë pamje në rrjetin “X”, thekson se “progresi në dialogun e udhëhequr nga BE-ja me Serbinë është çelësi për normalizimin e qëndrueshëm – dhe rrugën e Kosovës përpara”.

Ai shton se “Gjermania mbetet një partnere e ngushtë”.

Postimi i plotë, KËTU

Gjithashtu, ministri gjerman ka ndarë pamje në një postim tjetër, me ushtarët gjermanë në Kosovë, ku ndër të tjera shkruan “faleminderit të gjithë ushtarëve për shërbimin e tyre të jashtëzakonshëm, ndaj vendit tonë”.

Pamje,KËTU