Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Vizita e Trumpit shihet si shpëtim në Kinë

Vizita e Trumpit shihet si shpëtim në Kinë

Shkruan: Agron Hoti
Fillimi që pas pandemisë Covid i rënies së ekonomisë kineze ka filluar t’i rrisë pakënaqësitë në shtetin kinez, i cili në emër të lufftimit të kinse korrupsionit po spastron kundërshtarët politikë në rritje. Administrata Biden e nisi, ndërsa Administrata Trump do të shihet si shpëtuese e ekonomisë kineze.
Ekonomitë e SHBA-së dhe Kinës janë shumë të integruara mes vete. SHBA ka nevojë për mallra të lira kineze, sepse përmes tyre e mban inflacionin ulët dhe ky është lehtësim i madh për çdo president për ta qeverisur SHBA-në. Kurse Kina është e varur nga investimet e SHBA-së dhe aleatëve të saj për ta dinamizuar ekonominë dhe për t’i minimizuar pakënaqësitë qytetare. Pra, SHBA investon në Kinë për të marrë mallra të lira, kurse Kina eksporton në SHBA për të siguruar kapital që ia mban gjallë ekonominë.
Pavarësisht që SHBA e ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit ku humbëse kryesore është Kina ngaqë varet nga energjia e Lindjes së Mesme, gjatë gjithë kohës sa SHBA po e bombardonte Iranin, njëkohësisht po mbaheshin takime mes delegacionit kinez dhe amerikan në Paris, ku po bëheshin përgatitjet e nevojshme për takimin Trump-Xiping që tashmë po ndodh.
Pas fitores së SHBA-së në Iran dhe Lindje të Mesme dhe arkëtimit nga Trump të trilionave dollarë investime nga bota arabe, BE, Japonia, Koreja Jugore, etj., Presidenti Trump do të mund ta hapë sot kuletën e investimeve në Pekin dhe ta shpëtojë Kinën nga trazirat e brendshme. Nuk është e rastësishme pritja madhështore që po i bëhet Presidentit Trump. Gjithsesi, një afrim i Kinës me SHBA përbën izolim edhe më të madh për Rusinë, ekonomia e së cilës tashmë e ka marrë tatëpjetën.