Fillimisht u bë prezantimi. Më pas u bë edhe thirrja.
Me entuziazëm të lartë e duartrokitje, kështu u prit në selinë e Gardës Kombëtare të Iowas, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, i cili po qëndronte në shtetin e Ajova, tash e disa ditë duke ndjekur programe ushtarake.
Atje, Jashari zhvilloi edhe disa takime, e ndër të tjerash vizitoi edhe
bazën e aviacionit ku pa nga afër helikopterët, Black Hawk.