Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vitia: Qeveria ka filluar me veprime të rëndësishme për ndryshime në shëndetësi

Vitia: Qeveria ka filluar me veprime të rëndësishme për ndryshime në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot ishte i pranishëm në Kuvendin e Odës së Mjekëve të Kosovës, me ç’rast, i falenderoi mjekët për kontributin e dhënë në sistemin shëndetësor, sidomos gjatë ballafaqimit me COVID-19.

Ai, siç u bë e ditur nga MSh, tha se mbetet i hapur për bashkëpunim me Odën e Mjekëve me qëllim të avancimit të sistemit shëndetësor publik në vend.

Qeveria ka filluar me veprime të rëndësishme për ndryshimin e gjendjes në shëndetësi, duke filluar me miratimin e Ligjit për Pagat, ku mjekëve për hërë të parë pas luftës, konsideroj se u jepet rëndësia që ata e kanë dhe pagesa më dinjitoze, për të vazhduar me investime në infrastrukturën shëndetësore.“, tha Vitia.

Ndërsa, kryetari i Odës së Mjekëve (OMK), Pleurat Sejdiu e falënderoi ministrin Vitia për praninë në Kuvendin e Odës së Mjekëve dhe shtoi se do të jenë aleat të Ministrisë së Shëndetësisë, ngaqë shëndeti publik është interes i përbashkët. /TV Arbëria

Powered by WordPress