Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar qytetarët me shërbimet e reja në Neurokirurgji.
Ai ka deklaruar se katër operime përfunduan me sukses tek rastet me tumore të thella ku së shpejti pritet të nisë puna edhe me neuroendoskop.
“Falënderojmë profesionistët shëndetësor për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre!”, tha tutje kreu i ministrisë së Shëndetësisë.
Ky është postimi i tij:
Shërbimet e reja në Neurokirurgji:
Mikroskopi elektronik i konektuar me neurinavigator, pajisje këto të gjeneratës më të re, po mundësojnë operimet kraniocerebrale të tumorëve ne thellësi të trurit si dhe aneurizmave cerebrale me malformacioneve arteriovenoze.
CUSA si pajisje moderne mundëson përthithjen e tumorëve dhe hemostazës gjatë operimeve.
C arm (skopi) pajisje radiologjike 3D mundëson operimet e shtyllës kurrizore.
Kjo klinikë u furnizua me aparatura të teknologjisë më moderne që lehtëson punën e stafit, pacientët marrin shërbime më cilësore dhe po ashtu kursehet buxheti i shtetit, meqë nuk kanë nevojë të referohen jashtë institucioneve publike shëndetësore.
Vitia na njofton me shërbimet e reja në Neurokirurgji