Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka uruar shërim të shpejt shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
“Shërim të plotë e kthim të shpejtë në aktivitetet që udhëheq! Qofsh çdo herë e fortë si deri më sot!”
“Të dashura gra e vajza, me këtë rast i bashkohem thirrjes së Mimozës për kontrolla të rregullta siç është mamografia”.
“Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit jo vetëm shpëton jetë por edhe pasojat janë minimale”, ka thënë Vitia.