Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Viti, sekuestrohet sasi e dyshuar e duhanit të kontrabanduar

Viti, sekuestrohet sasi e dyshuar e duhanit të kontrabanduar

Policia ka informuar se sot ka sekuestruar sasi të dyshuar të duhanit të kontrabanduar në fshatin Lubishtë të komunës së Vitisë.

Gjatë operacionit policor dhe kontrollit, sipas Policisë, është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e duhanit të përpunuar dhe të papërpunuar (në fletë) rreth 500 kg, ambalazhe për paketimin e duhanit, një peshore dhe një grirëse e duhanit.

“Mallrat të cilat dyshohet se janë kontrabanduar rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë veriore në Republikën e Kosovës janë sekuestruar dhe së bashku me rastin me urdhër të Prokurorit i dorëzohen Doganës së Republikës së Kosovës për procedura të mëtejme.”, ka informuar Policia.

/TV Arbëria