Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Viti i ri me sulme të vjetra ndaj sistemit të drejtësisë nga pushteti

Viti i ri me sulme të vjetra ndaj sistemit të drejtësisë nga pushteti

Viti 2024 ka filluar me sulme të ashpra të pushtetit ndaj sistemit të drejtësisë. Fillimisht, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e atakoi prokurorinë për mos zbardhjen e rastit të Astrit Deharit.

Ajo pohoi se mungesa e profesionalizimit në këtë sektor është njëra nga arsyet që e pengon ndriçimin e këtij rasti. Sikur të mos mjaftonte kjo, zëvendëskryeministri, Besnik Bisilimi, në një intervistë për media lokale në gjuhën serbe, hodhi akuza të rënda ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarëve të saj, duke i quajtur këta të fundit, si jo kredibil, jo profesional dhe të korruptuar.

Një sjellje të tillë të pushtetit kundër institucioneve të pavarura juridike dhe kushtetuese, i ka konsideron si shumë të rrezikshme Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Në një prononcim për TV Arbëria, ai ka pohuar, deklarata të tilla që vijnë nga ministria dhe deputetët e partisë në pushtet, e cenojnë në radhë të parë parimin e ndarjes së pushteteve dhe po ashtu janë në kundërshtim të plotë me obligimet dhe zotimet që ka marrë Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Madje Miftaraj, ka kujtuar se edhe raporti iu fundit i Këshillit të Evropës kërkon në mënyrë takstative që politika në Kosovë të ndaloj sulmet ndaj sistemit të gjyqësor me theks të veçantë gjykatave të rregullta dhe Gjykatës Kushtetuese.

Sulme të tilla sipas, Miftarajt më shumë kanë kontekst politik dhe janë projektim i pushtetit për të fituar vota dhe simpatinë e qytetarëve, duke sulmuar ato institucione që nuk mund të mbrohen, sikur se është rasti me Gjykatën Kushtetuese, e cila pavarësinë  saj e mbron më së miri vetëm duke mos hyrë në debate politike me ministra, deputetë etj,

Kurse nga ana tjetër kjo qeveri duke sulmuar gjykatat tenton të ndikojë si në punën e tyre, ashtu të përçoj mesazhin se do të kishte punuar shumë më shumë, sikur të mos ishin penguar nga sistemi i drejtësisë, që nuk është e vërtetë.

Kritik ndaj kësaj qasje të pushtetit kundër sistemit të drejtësisë është shprehur edhe analisti, Afrim Kasolli. Ai në një prononcim për TV Arbëria, ka pohuar se sulme të tilla janë një mesazh shumë i keq për demokracinë kushtetuese të Kosovës, dhe për më tepër janë shumë të rrezikshme kur ato vijnë nga numri dy i Qeverisë së Kosovës, duke i akuzuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pas asnjë fakt dhe me stilin ad hominem.

Për më tepër, ato janë edhe një precedent i rrezikshëm. Sipas, Kasollit tashmë pushteti për ta mbuluar dështimin etij  për t’i jetësuar reformat e premtuara në drejtuesi, ka filluar ta kërkojë fajtorin kujdestar në sistemin juridik të vendit. Por e vërteta është se ky dështim e ka bazën të paaftësia e këtij pushteti. Dhe kjo qasje ka rrezik të ashpërsohet sidomos tash kur jemi në vitin e fundit të mandatit të tyre qeverisës.

Sidoqoftë kjo nuk është hera parë që partia në pushtet ka orkestruar fushata të tilla ndaj sistemit të drejtësisë.

Njohësi i sigurisë, Ehat Miftaraj, akuzat e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu ndaj prokurorisë, si dhe zv.kryeministrit Besnik Bislimit ndaj Gjykatës Kushtetuese i ka cilësuar si mjaft shqetësuese.

Miftaraj në një deklaratë për TV Arbëria ka theksuar se i gjithë ky sulm ndaj Gjykatës Kufilshtetuse po bëhet për të fituar vota dhe simpati nga qytetarët nga vet partia në pushtet.

Ai shtoi se e gjithë kjo ka kontekst politik, duke sulmuar institucionet të cilat nuk mund të mbrohen.

/TV Arbëria

 

 

 

Themes by WordPress