Indeksi i kostos së ndërtimit u shoqërua me ulje dhe ngritje gjatë këtij viti.
2023 po përfundon më një rritje të kostos së ndërtimit për 0.4% krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti thonë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Mirëpo, krahasuar me vitin paraprak Indeksi i Kostos së Ndërtimit ka shënuar rënie për (-1.6%).
Statistikat e ASK-së tregojnë se Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,4% në TM3 2023, krahasuar me TM2 2023. Rritje kishte te: kostot e tjera (1,3%); pagat (0,8%); dhe materialet (0,7%).
Ndërsa, rënie më të madhe kishte te: energjia (-7,1%); makineritë (-2,1%); dhe transporti (-1,8%).
Tremujori i tretë 2023 / Tremujori i tretë 2022 (-1,6%).
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rënie (-1,6%) në TM3 2023, krahasuar me TM3 2022. Rënie më të madhe kishte te: energjia (-44,9%); transporti (-8,1%); dhe te materialet (-1,5%).
Ndërsa, rritje pati te: makineritë (4,0%); kostot e tjera (3,3%); dhe pagat (3,1%).
/TV Arbëria