Kosova e po e përmbyll këtë vit me të ardhura më të shtuara në raport me fundin e vitit 2022.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në gjysmën e dytë të këtij viti ishin 723.9 milionë euro, për dallim nga faza e njëjtë në vitin paraprak që ishin 697.5 milionë euro.
ASK ka konstatuar se pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 81,0%) të totalit të të hyrave dhe tatimet rrjedhëse në të ardhura (15,0%). Ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Mirëpo, krahas kësaj rritje po ashtu janë shtuar edhe shpenzimet e Qeverisë në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2023 ishin 705,5 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM3 2022 ishin 615,9 milion Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 26,0%); kontributet sociale dhe përfitimet (24,0%); konsumi i ndërmjetëm (15,0%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.
/TV Arbëria