Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Visar Duriqi: Vetëvendosja është fituese e këtyre zgjedhjeve

Visar Duriqi: Vetëvendosja është fituese e këtyre zgjedhjeve

Kryeredaktori i gazetës “Insajderi”, Visar Duriqi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje mund të konsiderohet fituese e zgjedhjeve lokale, pavarësisht se, siç tha ai, “nuk është shumë populliste” ta thuash këtë.

Në emisionin “Arb Debat” në Arbëria TV, Duriqi tha se pritjet për rezultate të dobëta të Vetëvendosjes nuk u realizuan.

“Pa shmang shumë, pavarësisht se nuk është shumë populliste, mundemi me thanë se Vetëvendosja është fituese e këtyre zgjedhjeve për shkak se muhabetet e zgjedhjeve, qofshin edhe nëpër studio, qofshin jashtë studioeve, kanë qenë deri në atë masë se Vetëvendosja ka me mbetë ma keq se PSD-ja. Edhe tashmë Vetëvendosjen e ki me tre komunat të sigurta, Gjilanin potencialisht me votën e diasporës mundet me pas pa balotazh, potencialisht mundet me qenë, po për ta përmbledhur Vetëvendosja është fituese e zgjedhjeve”, tha Duriqi.

Ai theksoi se rëndësia e rezultateve matet përmes fitimit të kryetarëve të komunave, e jo numrit të ulëseve në kuvendet komunale.

“Realisht nuk matet, unë po e shoh njerëzit po mundohen disa statistika, jo nuk ka marrë në kuvende komunale, ama komunat maten me kryetarë. Kuvendi komunal kryetarit praktikisht i duhet njëherë në vit për buxhet për ta kalu, edhe atëherë nuk është e zorshme, me ia rregullu 2-3 vende të punës një asambleisti, qoftë edhe i partisë së kundërt, ta jep votën sa për ta kaluar buxhetin, sepse edhe ata frikësohen për me shku në zgjedhje, sepse në momentin që nuk kalon buxheti, nuk shkon kryetari në zgjedhje, po shkon vetëm kuvendi komunal. Kështu që e rëndësishme në komunë është me pasë kryetarin”, u shpreh Duriqi.