Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Virusi i “Nilit Perëndimor” në Kosovë, për 4 vite u regjistruan 18 pacientë

Virusi i “Nilit Perëndimor” në Kosovë, për 4 vite u regjistruan 18 pacientë

Javë më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se një qytetar rezultoi pozitiv me virusin e “Nilit Perëndimor”.

Menjëherë pas rezultateve, 21-vjeçari u hospitalizua e trajtua në Klinikën Infektive për më shumë se dy javë.

Pas shërimit të tij, më s’pati raste të reja.

Se a rrezikohet Kosova nga përhapja e sëmundjes foli drejtoresha e Klinikës Infektive, Vera Berisha Ndrejaj.

Erta 300×250
“Ky virus bartet përmes mushkonjave dhe shpezëve ndërkohë që tek ne nuk është që është sëmundje endemike apo ndonjë epidemi eventualisht sepse edhe emri tregon që i përketë pjesës afër lumit “Nil” i cili edhe më pas izolohet në shtetet të cilat gjendjen për rreth lumit”, ka theksuar Vera Berisha Ndrejaj, drejtoreshë e Klinikës Infektive.

Në një përgjigje për televizionin Dukagjini, IKSHPK ka bërë të historinë e rasteve të tilla vitet e fundit në Kosovë.

“Momentalisht nuk ka raste të tjera të dyshuara në Virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë. Në Kosovë, gjatë pesë viteve të fundit (2021–2025), janë regjistruar gjithsej 9 raste të Virusit të Nilit Perëndimor: 7 raste gjatë vitit 2024 dhe nga një rast në vitet 2023 dhe 2025.”

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë rekomanduar për kujdes të shtuar gjatë kësaj kohe dhe marrjen e masave që parandalojnë infektimin me “Nil”, i cili nuk përhapet nga njeriu në njeri por nga pickimi nga mushkonjat dhe shpezët e infektuar