Ish – legjenda e Real Madrid Emilio Butragenjo pas ndeshjes kundër Dortmund, të cilën Reali e fitoj me hetrik të Vinicius Junior, e krahasoj Vini Jr. me Pele, për shumkënd lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, dhe në fakt kishte të drejtë, sepse goli i tretë i Vinit ishte kopje 100% i golit të Peles.
Vinicius ishte favoriti kryesor për të fituar Topin e artë, por që nga mbrëmë duket se kjo çështje është e kryer, pra Vinicius është tashmë fitues i topit të artë, ceremonia zyrtare do të mbahet me 28 Tetor. Mënyra se si ky lojtarë e merrë përsipër ekipën dhe me një hetrik e kthen rezultatin në favor të Realit, me sprint mbi 80 metra në minutat e fundit, është vërtetë e pabesueshme. Nuk besoj se ka lojtarë në panoramën e futbollit ndërkombëtar që mund të nivelizoj me Vinin aktualisht, kshtu që edhe një krahasim me Pele nuk është i pamundur. /tvarbëria/