Korpus e kontinent i tërë vlerësohet të jetë vepra letrare e Ismail Kadaresë, sipas poetit Agim Vinca.
Jo vetëm kaq, ai konsideron se kolosi i letrave shqipe ka lënë pas vetës perandori letrare që lidhen me kombin shqiptar.
Poeti Agim Vinca thotë se Kadareja është shkrimtar i historisë, teksa shton se ka afirmuar identitetin, gjuhën e historinë shqipe në gjithë botën.
Përmes veprës të mjeshtrit të shkronjave shqipe, siç thotë ai, shqiptarët e njohën vetën por edhe botën. Profesor Vinca vlerëson se Kadareja e ka reformuar letërsinë shqipe.
“Kadareja më së pari e ka reformuar letërsinë shqipe, fillimisht poezinë sepse ai fillimisht ishte poet, në skenë doli si poet në vitet e 50-ta. 18 vjeç e botoi librin e parë, pastaj vazhdoi në vitin 1963, botoi romanin e tij të famshëm, më të përkthyerin dhe më të njohurin ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, thekson ai.
Si i vetmi shkrimtar botëror shqiptar, Vinca thekson se Kadareja e meritoi të merrte çmimin “Nobel” për letërsi.
“Kadareja ka luajtur rol emancipues në kulturën shqiptare edhe flas për periudhën para viteve të 90-ta edhe më vonë. Kadareja është i vetmi shkrimtar shqiptar që është bërë në kuptimin e plot shkrimtar botëror. Vetëm nobelin se mori, ka marrë çmime tjera, Nobelin nuk e mori…Mendoj se e ka merituar, vepra e Ismail Kadaresë meritonte të nderohej me atë çmim, janë nderuar shkrimtar më minor se Ismail Kadareja”, përfundon Vinca.