Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vijojnë vështirësitë me furnizim me ujë për rajonin e Prishtinës

Extra AL PVC

Kompania Rajonale e Ujit (KRU) “Prishtina” bëri të ditur se si shkak i reshjeve të dendura me vërshime, në kanalin e Ibrit vijon të ketë turbullirë në nivele të larta të ujit.

Për qytetin e Drenasit, ka filluar trajtimi i ujit në orët e mesnatës me kapacitet të ulët trajtimi. Banorët e kësaj zone kanë pasur pak orë furnizim me ujë mëngjesin e sotëm (e diele) ndërsa është paralajmëruar se do të ketë sërish në orët e mbrëmjes.

“Pikat e larta në Drenas që nuk janë furnizuar me ujë nga sistemi i furnizimit, kanë autobotin (auto cisternën) si alternativë për situatën që po kalojmë”, njoftoi KRU “Prishtina”.

Përderisa, ITU Shkabaj është jashtë funksionit qytetet si: Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja “Kalabria” në kryeqytet dhe Obiliqi po furnizohen nga alternativa të tjera, respektivisht nga impiantet tjera.

“Do të kenë reduktime të furnizimit me ujë në oraret e njëjta sikurse ditët e tjera duke vazhduar edhe sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në 16:00. Pastaj nga ora 16:00-20:00 kanë furnizim me ujë, për të vazhduar edhe ditën e nesërme me të njëjtin orar, vetëm se furnizimi për ditën e nesërme fillon në ora 05:00 në mëngjes. Për zonat e kryeqytetit, reduktime jemi shtrënguar të aplikojmë nga ora 23:00-5:00, përveç qendra e qytetit, QKUK, QKMF-të, ‘Dardania'”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Një situatë e tillë paralajmërohet se do të vazhdojë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...