Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > “Vija – Vazhdimi i Pikës” në Galerinë Qahili

“Vija – Vazhdimi i Pikës” në Galerinë Qahili

Galeria Qahili hap ekspozitën personale të artistit Eshref Qahili, “Vija – Vazhdimi i Pikës”, më 29 janar. Ky aktivitet hapet në kuadër të ekspozitës vjetore “Arti i Kallnorit”.

Ekspozita eksploron vijën si vazhdimësi të pikës dhe si mjetin parësor të shprehjes së shpirtërores. Përmes teknikave të thëngjillit, tushit dhe pastelit, Qahili transformon sipërfaqen në një hapësirë ku gërshetohen përvojat personale, filozofia daoiste dhe rezistenca artistike.

Ekspozita është kuruar nga Nita Qahili dhe Sadik Spahija.

Ekspozitën mund ta vizitoni përgjatë gjithë muajit shkurt 2026.

Ekspozita “Vija – Vazhdimi i Pikës” u hap fillimisht në Galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve të Tiranës, Shqipëri. Kjo ekspozitë u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.