Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vidhet një veturë në Prizren, policia heton rastin

Vidhet një veturë në Prizren, policia heton rastin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Prizren ka raportuar se i është vjedhur vetura.

Rasti ka ndodhur të premten.

“Prizren / 18.09.2026 – 00:30-07:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se brenda intervalit kohor, personi- persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën me targa vendore”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar për të cilin është njoftuar edhe prokurori.