Një vjedhje e rëndë ka ndodhur më 27 korrik në Fushë Kosovë.
Një burrë ka raportuar në polici se derisa ishte me një grua ajo ka marrë një orë dore me vlerë të lartë.
Në raportin e Policisë thuhet se e dyshuara se bashku me të dyshuarin për kthimin e orës kishin kërkuar nga viktima 500 euro.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Policia rastin e ka cilësuar “Vjedhje e rëndë dhe detyrim”.