Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Ali Berisha” në Klinë.
Atje raportohet se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe nga atje kanë vjedhur stoli ari në vlerë mbi 19 mijë euro, si dhe para të gatshme.
“Është raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishin vjedhur: para të gatshme 4000 Franga Zvicerane, 250 paund Britanik, 50 kruna Norvegjeze, si dhe stoli të ndryshme ari në vlerë rreth 19.100 (nëntëmbëdhjetëmijë) euro. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.”, thuhet në njoftimin e PK-së