Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vidhen stoli ari e para të gatshme në një shtëpi në Kaçanik

Vidhen stoli ari e para të gatshme në një shtëpi në Kaçanik

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Kaçanik, në një shtëpi banimi.

Atje raportohet se persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi, nga ku dyshohet se kanë vjedhur stoli ari në vlerë të konsiderueshme dhe para të gatshme.

Të dyshuarit janë në kërkim nga Policia.

“Raportohet se persona të pa njohur kanë depërtuar në një shtëpi dhe dyshohet se kanë vjedhur para të gatshëm dhe stoli ari me vlerë te konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.