Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vidhen para e stoli ari në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut

Vidhen para e stoli ari në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në Lagjen e Doktorrëve në Mitrovicë të Veriut.

Atje persona të panjohur dyshohet se janë futur me forcë në një shtëpi dhe nga aty kanë vjedhur para e stoli ari.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person/a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.”, thuhet në njoftimin e PK-së.