Edhe pse Dan Ndoye shënoi në fillim të ndeshjes, Helvetikët nuk arritën t’i merrnin tri pikët në shtëpi. Niclas Fullkrug “grabiti” kundërshtarët me një gjuajtje të suksesshme në pjesën e dytë.
Por ‘vjedhja’ në fushë nuk ishte e vetmja për zviceranët, pasi sulmues të panjohur grabitën skautët e kombëtares. Kur ndodhi, ata ishin duke punuar në hotelin Maritim në Dusseldorf. Llaptopët dhe të dhënat e kombëtares u zhdukën pa lënë gjurmë.
Adrian Arnold, një nga përfaqësuesit e Federatës Zvicerane të Futbollit, tha: “Mund të konfirmoj se tre llaptopë të punonjësve tanë janë vjedhur nga hoteli dhe ne tashmë e kemi raportuar këtë në polici”.
Ai shtoi: “Për momentin nuk na duhen më këto të dhëna për analiza të sakta në turne. Nëse ishte sulm ndaj të dhënave të kombëtares zvicerane, ata sulmuan ekipin e gabuar”.
Kamerat e hotelit kapën të paktën një nga të dyshuarit e përfshirë në vjedhjen e pajisjeve të kombëtares. Policia e Dyseldorfit tani është në kërkim të autorëve. Ky akt i pacipë duhet të shërbejë si një paralajmërim për ekipet e tjera kombëtare për të mbrojtur më mirë gjërat e tyre.