Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vidhen dy vetura në Ferizaj

Vidhen dy vetura në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për vjedhjen e dy veturave në Ferizaj.

Në fshatin Bibaj ankuesi mashkull ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa të huaja.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë procedurat e nevojshme për hetime të mëtutjeshme.

Ndërkaq në rrugën Selman Riza, ankuesi mashkull i Kosovës ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë procedurat e nevojshme për hetime të mëtutjeshme.

/TV Arbëria