Valon Syla, gazetar, të martën përmes një storie në Facebook e imitoi kryefetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për sa i përket politikave të tij për zgjerimin e shesheve në kryeqytet.
Syla ka thënë në “Pressing” të T7 se nuk e kupton tendencën që “të largohen veturat që vijnë nga jashtë Prishtinës”.
Ai ka thënë se nuk e përdor veturën shumë brenda qytetit, por i pengoi qasja që në një formë të iu imponohet njerëzve që të ecin.
“Unë jam qytetar tipik i atyre që politikat e komunës së Prishtinës e kanë edhe një qëllim edukativ, ose qëllim me i përzënë kerret prej qyteteve. Me i shti njerëzit pak a shumë me zort me ecë. Unë jam që veturën e përdori vetëm jashta Prishtinës kur dal. Unë nuk e kuptoj tendencën me i përzë kerret prej Prishtinës”, ka thënë Syla. /Gazeta Express