Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > VIDEO/ U rrëmbyen nga karteli, policia ekuadoriane shpëton 49 persona

VIDEO/ U rrëmbyen nga karteli, policia ekuadoriane shpëton 49 persona

Policia ekuadoriane ka shpëtuar 49 persona që u rrëmbyen nga një organizatë kriminale, duke i detyruar të punonin në një minierë, sipas një burimi zyrtar.

“Gjatë një operacioni kundër krimit të organizuar, policia arriti të shpëtojë 49 persona të cilët ishin rrëmbyer nga banda e rrezikshme Los Lobos në provincën e Azuay”, tha presidenca e vendit në Platformën X.

 

Karteli Los Lobos (“Ujqërit”) është një bandë e përfshirë në trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale në Ekuador.

Sipas Presidencës, janë sekuestruar edhe armë dhe lëndë plasëse. Fotot nga operacioni i policisë, në një vend malor në Ande, tregojnë policë dhe ushtarë të armatosur që hyjnë në tunelet e minierave për të liruar pengjet.

Mes pengjeve të liruar janë një fëmijë dhe tre gra.