Ky fenomen i pazakontë ndodhi pas rënies së shirave të hershëm .
Atacama është quajtur “shkretëtira e lulëzuar”, pasi pavarësisht motit të nxehtë aty mbijnë lule në çdo disa vite.
Por reshjet e dendura të fundit, që i atribuohen fenomenit të motit të njohur si El Nino, kanë bërë që ato të lulëzojnë më herët.
“Më shumë shira priten gjatë javëve të ardhshme, të cilat mund të shkaktojnë lulëzim të luleve në një zonë më të gjerë. Ndërkohë duhet të presim”, tha Cesar Pizarro, i cili drejton ruajtjen e biodiversitetit për Korporatën Kombëtare të Pyjeve, një organizatë e drejtuar nga qeveria kiliane, sipas Reuters.
Lulëzimi i Atacama ka ndodhur për herë të fundit në vitin 2015.
“Mundësia për të shkelur në këtë vend dhe për të shijuar bukurinë e tij është e mrekullueshme”, tha vizitorja Fernanda Ponce.
“Është një privilegj”, shtoi ajo.