Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > VIDEO| Shkaba “ngulet” në xhamin e avionit, piloti bën ulje emergjente

VIDEO| Shkaba “ngulet” në xhamin e avionit, piloti bën ulje emergjente

Një incident i pazakontë ndodhi në një avion privat në Brazil, kur një shqiponjë u përplas në xhamin e kabinës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar pilotin të kryejë një ulje emergjente. Ngjarja ndodhi më 5 dhjetor, gjatë një fluturimi nga Envira për në Eirunepe, në shtetin Amazonas.
Pamjet tregojnë zogun e ngordhur të ngulur në xham, ndërsa piloti luftonte për të kontrolluar avionin në këtë ulje emergjente.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua edhe pse situata nuk ishte aspak normale. Fotot pas uljes treguan një vrimë të madhe në xhamin e avionit.

“Ishte mrekulli që mbijetuan me atë situatë”, tha piloti pas uljes emergjente.