Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Video/ Momenti kur kryeministri sllovak futet në spital

Video/ Momenti kur kryeministri sllovak futet në spital

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur gjatë ditës së sotme. Personi i dyshuar për sulmin është arrestuar, derisa truprojat kanë arritur që ta largojnë nga vendi i ngjarjes.

Ai është dërguar menjëherë për në spital, meqë sipas raportimeve është qëlluar disa herë në gjoks dhe bark, raporton GazetaExpress.

Nexta TV ka publikuar pamjet kur Fico shihet teksa bartet nga emergjenca dhe mjekët drejt spitalit në Banska Bystrica.