Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > VIDEO/ Makina përfundon në kanal në Vlorë, lëndohet shoferi

VIDEO/ Makina përfundon në kanal në Vlorë, lëndohet shoferi

VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Levan-Vlorë, pranë fshatit Bishan.

Një automjet doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur në kanal.

Drejtuesi i tij mori lëndime të lehta, ndërsa pati edhe dëme materiale.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë. Grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e rrethanave./ abcnews.al