Se humanizmi nuk njeh etnitet e as komunitet e dëshmuan në orët e vona të mbrëmjes anëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim pasi intervenuan në fshatin Çiqevë në një pjesë malore vështirë të qasshme të veriut të Mitrovicës në kufi me Serbinë.
Pasi një grua e komunitetit serb në këtë fshat të veriut të Mitrovicës në kufi me Serbinë pati nevojë për shërbim shëndetësor. Anëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërki m Shpëtim tejkaluan rrugë të gjata në mal për arritur në vendin e ngjarjes. E moshuara mori trajtim shëndetësor në spital të Mitrovicës dhe me pas ekipet e kthyen në shtëpi. /TV Arbëria