Është një gol thjesht i pabesueshëm, i shënuar në fundin e takimit Lanús-Tigre 3-2, në kuadër të javës së nëntë të kampionatit argjentinas.
Në të 90-ën minutë, sulmuesi Walter Bou kontrolloi topin në gjoks, jashtë zonës, dhe me këmbën e majtë provoi një goditje me roveshatë, që e shtangu portierin kundërshtar, me topin që përfundoi në rrjetë.
Një gol monumental, që me siguri do të jetë në garë për çmimin “Puskás”.
BOU, WALTER ARIEL
PREMIO PUSKÁS
🤪 @fifacom_es pic.twitter.com/uwqLCcJTqv
— Club Lanús (@clublanus) August 5, 2024