Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në qytetin gjerman të Mynihut, pasi një makinë ka goditur një grup njerëzish pranë stacionit kryesor të trenit.
Siç raportojnë mediat e huaja, Detajet e ngjarjes janë ende të paqarta, dhe se policia e Mynihut ka deklaruar në ‘‘X’’ se ata ishin aktualisht në vend me “forca të forta”.
Sipas raportimeve të mediave vendase, një automjet pasagjerësh ka goditur njerëzit e mbledhur për një protestë. Shërbimet e urgjencës konfirmuan se ka të lënduar të shumtë.
Mediat lokale raportojnë se një makinë ka përplasur një grup demonstruesish.