Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, afër shkollës “Mihal Grameno” ku një veturë dhe një trotinet elektrik janë goditur mes vete si dhe si pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Në media kanë siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes, ku një person i lënduar shihet duke u transportuar nga ambulanca.
