Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një përplasjeje nga një veturë në Arllat të Drenasit pasditen e sotme (e martë).
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Agim Qela” dhe “Hamëz Jashari pas orës 18:00.
Ajo që e bën më të rëndë situatën është se drejtuesi i mjetit ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit”, tha zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.