Sot rreth orës 08:00, në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori).
Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut.
Rastin për TV Arbërin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.