Një burrë është vetplagosur në dorë dje në Pejë.
Sipas policisë, që i njëjti dyshohet se duke shtënë me armë zjarri nga pakujdesia ka qëlluar veten në dorë.
Nga i njësiti policor është konfiskuar një pistoletë me 17 copë fishekë për të cilën i dyshuari posedon leje për shenjëtari por jo për bartje.
I plagosuri është dërguar në QKUK.
“Bjeshka e Lumëbardhit-Levoshe, Pejë / 02.10.2024 – 16:00. I dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor në spitalin Rajonal –Pejë është dërguar në QKUK pasi që i njëjti dyshohet se duke shtënë me armë zjarri nga pakujdesia ka qëlluar veten në dorë. Nga i njësiti policor është konfiskuar një pistoletë me 17 copë fishekë për të cilën i dyshuari posedon leje për shenjëtari por jo për bartje. Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.