Sonte, rreth orës 19:30, një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin. Një femër e moshës 22 vjeçare, është vetëplagosur në njërin prej poligoneve të gjuajtjes.
Burime të sigurta të TV Arbërisë bëjnë me dije se e reja ka marrë plagë të rënda në pjesën e barkut dhe se tashmë është dërguar në klinikën emergjente.
Gjendja e saj shëndetësore është në rrezik për jetën, teksa Tv Arbëria do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja rreth kësaj ngjarjeje tronditëse.