Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Veton Elshani nga veriu: Situata nuk ka qenë kurrë më e mirë – e kemi bindjen se këtu ka vepruar shteti i Serbisë, jo vetëm strukturat paralele

Veton Elshani nga veriu: Situata nuk ka qenë kurrë më e mirë – e kemi bindjen se këtu ka vepruar shteti i Serbisë, jo vetëm strukturat paralele

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, Veton Elshani, nga veriu i Kosovës, për TV Arbëria ka folur për situatën atje.

Elshani ka thënë se situata e sigurisë në veri nuk ka qenë kurrë më e mirë.

“Situata e sigurisë në veri të vendit unë konsideroj se nuk ka qenë kurrë më e mirë, situata është e qetë për momentin, por është delikate.”

Ai ka shtuar se para rreth dy viteve, situata ka qenë krejt ndryshe.

“Situata më e mirë nuk ka qenë kurrë. Arsyeja është se në këtë vend nuk kanë vepruar vetëm strukturat paralele, por edhe shteti i Serbisë.

Kur kemi shkuar në Zubin Potok, kemi shkuar në një zonë krejtësisht armiqësore,” ka thënë Elshani. /TV Arbëria