Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vetmia e paprecedent diplomatike e Izraelit

Vetmia e paprecedent diplomatike e Izraelit

Shkruan: Afrim Kasolli

Sa më shumë që po zgjatet lufta në Gaza, aq më shumë është duke u shtuar presioni ndërkombëtar mbi shtetin e Izraelit, konkretisht kryeministrin Benjamin Netanyahu, për të kërkuar një zgjidhje urgjente politike për këtë luftë.

Numri i madh i viktimave në mesin e popullsisë civile palestineze në Rripin e Gazës, ka ngjallur një reagim global. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë, ky numër ka shkuar deri në 36.096 persona.

Para pak dite, Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale , deklaroi se ka kërkuar lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe për liderët kryesorë të Hamasit – grupit radikal të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Sipas Karim Khan, Netanyahu dhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, si dhe tre liderë të Hamasit – Yehia Sinëar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh – janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael, së paku nga 7 tetori 2023.

Kurse pa kaluar asnjë javë nga kumtimi i këtij lajmi, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) urdhëroi Izraelin që “menjëherë të ndalë” ofensivën e tij ushtarake në Rafah, në jug të Gazës. Sipas GJND-së, Izraeli duhet të ndalë edhe çdo veprim tjetër në Rafah, që mund të përkeqësojë jetesën e palestinezëve në Rafah të Gazës.

Qeveria e Izraelit ka deklaruar se nuk do ta përfill asnjërin nga këto vendime. Madje, kryeministri Natanjhau, i ka pohuar se në këtë mënyrë , veçanërisht në rastin e parë, GJNP, e ka barazuar liderishipin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Izraelit me përfaqësuesit e një organizate terroriste. Po ashtu, kundër këtij vendimi u shpreh edhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, ai deklaroi, “se ne nuk e njohim juridiksionin e ICC-së siç po ushtrohet në këtë rast, sepse ne nuk mendojmë se ka një paralelizëm mes asaj që bëri Izraeli dhe asaj që bëri Hamasi”. Kurse në rastin e dytë pozita e SHBA-ve është më e komplikuar. Ndërmjet thirrjes dhe urdhrit për ndalim të menjëhershëm të aksioneve luftarake në Rafa, dhe insistimit të shtetit të Izraelit për të vazhduar pa asnjë hezitim këtë fushatë, SHBA-të dhe Britania kanë kërkuar një rrugë të ndërmjetme që ky aksion të zhvillohet sipas një plani të detajuar, në mënyrë që të shmangen pasojat fatale humanitare. Ndërkaq, se plasoja të këtilla nuk mund tw kontrollohen u vërtetua edhe para dy dite, ku u vranë më shumë se 40 civilë palestinez, për çka kryeministri Netanyahu, deklaroi se ishte një tragjedi.

Mirëpo, zyrtarët e Izraelit në këtë rast nuk i kanë marr në konsideratë asnjë në nga këto thirrje me arsyetimin se Rafa është kështjella kryesore e Hamasit. Dhe çmontimi si dhe lirimi i pengjeve janë dy nga objektivat kryesore të intervenimit në Gaza. Ndonëse deri më tani asnjë nga këto qëllime nuk janë arritur.

Në anën tjetër, sikur të mos mjaftonin këto aktvendime tw sipër cekura juridike, po ashtu Qeveria e Izraelit, ka kohë që është duke u përballur edhe me një presion të brendshëm. Protestat qytetare nëpër rrugët e Tel Avivit, kundër politikave të saj në Rripin e Gazës, janë bërë dukuri normale. Kurse, ministra të kabinetit qeveritar, sikur Benny Gantz, kanë kërcënuar, se do ta largohen nga bashkëqeverisja, nëse kryeministri Netanyahu, nuk e miraton brenda tri javësh një plan të ri për shtegdalje nga kjo gjendje. E të mos flasim këtu për protestat nëpër shumë kampuese universitare nëpër shumë shtete të botës, me kërkesën, që këto universitete të ndalojnë së bëri biznes më Izraelin apo kompanitë që sipas tyre e mbështesin luftën në Gazë.

Këtij presioni të shumëfishtë, iu shtua edhe vendimi i fundit i Spanjës, Norvegjisë dhe Irlandës për ta njohur shtetin palestinez, me arsyetimin, se ky vendim do t’i kontribuonte paqes ndërmjet izraeliteve dhe palestineze. Qasja për ta njohur në mënyrë unliterale Palestinën, që sipas Abbas Al Lawati, është kundërshtuar në vazhdimësi nga Tel Avivi, pikërisht me argumentin se do t’i ndihmonte Palestinës për ta akuzuar shtetin e Izraelit para gjykatave ndërkombëtare dhe kështu do ta dëmtonte pozitën e tij në negociatat e paqes në të ardhmen.

Kombinimi i kontigjencave të tilla, e ka bërë më reale se kurrë frikën e mëhershme të presidentit Biden, se nëse Izraeli vazhdon në këtë mënyrë do ta humb mbështetjen globale edhe pse ishte viktimë e sulmit terrorist nga militantët Hamasit me 7 tetor, ku u vranë 1200 civilë dhe u kindapuan më shumë se 250 persona. /TVArbëria/

Powered by WordPress