Zvicra mund të kryejë procedurat e azilit jashtë vendit

Këshilli Federal ka luajtur me idenë e ‘eksternizimit’ të...

Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan është takuar me presidentin...

“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan” – Analiza e Spahiut acaron keq Matoshin

Sulmi në Banjskë ka shkaktuar debat të ashpër mes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vetmia e madhe diplomatike e Kosovës

Extra AL PVC

Në njëvjetorin e Marrëveshjes së Brukselit, Kosova ndodhet më e vetmuar se kurrë më parë në planin ndërkombëtar. Që nga pranimi i kësaj Marrëveshje ashtu edhe i aneksit të zbatimit të dakorduar në Ohër, shtetit të Kosovës i janë vendosur masa sanksionuese nga Bashkimi Evropian dhe është qortuar si nga Brukseli ashtu edhe Uashingtoni për veprimet e tij në terren. Brenda këtij harku kohor, u shtuan tensionet në veri të Kosovës, pasi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe morën pushtetin, pati përleshje në mes serbëve dhe trupave të KFOR-it, agresion ushtarak dhe paramilitar nga grupet e armatosura serbe në veri të Kosovës etj.

Analistë të ndryshëm si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë kanë ngritur alarmin se kjo qaseje nuk mund te jetë e rastësishme. Por një driblim politik që i përshtatet si i kryeministrit Kurti ashtu edhe i presidentit serb Aleksandër Vuçiq, me qëllim që ta shmangin atë për të cilën janë pajtuar si para Bashkimit Evropian, ashtu edhe SHBA-ve.  sepse, për aq kohë sa “situata është e tensionuar, presioni diplomatik më shumë orientohet drejt shtensionimit të saj se sa për zbatimin e Marrëveshjes bazë të Brukselit”, e cila edhe pse nuk është nënshkruar nga palët, megjithatë mbetet ligjërisht obligative për komunitetin trans-atlantik.  

Në kontekst të këtij kalkulimi është parë edhe rregullorja e fundit BQK-së, për ndalimin e dinarit serb në komunat e banuara nga komunitet në Kosovë. Kumtimi i këtij lajmi solli njërin nga reagimet më të ashpra ndërkombëtare ndaj Qeverisë së Kosovës. Bashkimi Evropian dhe SHBA-të e kritikuan këtë vendim dhe kërkuan pezullimin e menjëhershëm të tij, për shkak të efekteve që mund të ketë mbi komunitetin lokal. Diplomatë të ndryshëm e të dy anëve të atlantikut insistuan për adresimin e kësaj teme në procesin e dialogut në Bruksel.

Qeveria e Kosovës e refuzonte kategorikisht këtë propozim. Në disa paraqitje Kryeministri Kurti kishte deklaruar se kjo rregullore është miratuar nga një institucion i pavarur kushtetues si BQK dhe se nuk mund të ketë kompromise me tema që prekin sovranitetin, ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e shtetit. Si pasojë e këtij refuzimi për të dëgjuar këshillat e vendeve mike, Kosova u akuzua publikisht nga një sërë zyrtarësh të administratës amerikane se po i kontribuon krijimit të tensioneve etnike dhe se nuk po e trajton SHBA-në si partnere. Për më shumë me këto veprime befasuese ndaj partnerëve, pushteti në Kosovë po ia pamundëson Uashingtonit të jetë një avokues ndërkombëtar i interesave të shtetit të Kosovës.

Megjithatë, pas këtyre goditjeve që mori shteti i Kosovës në fund u pajtua për të dialoguar në Bruksel me palën serbe për temën e dinarit. Ashtu si për targat, që kryeministri e kishte refuzuar këshillën e Sekretarit Amerikan të Shtetit për ta shtyer atë vendim për një periudhë 10 mujore, por në fund për t’u pajtuar për të dialoguar në prezencë të Borrellit dhe Lajcakut, me delegacionin serb.

Kjo skemë u përsërit edhe me rregulloren e BQK-së. Por se tani me një dallim, që vendin tonë e përfaqësoi në këto bisedime, Guvernatori i Bankës Qendore. Një rast ky i pa precedent në procesin e dialogut, ku një delegacion i pa autorizuar bëhët pjesë e bisedave me Serbinë.

Sidoqoftë, pas përfundimit të takimit, i dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak tha se duhen takime shtesë ndërmjet palëve për të zgjidhur çështjen e përdorimit të dinarit serb në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë. Kurse edhe Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se bisedimet në Bruksel për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, duhet të vazhdojnë me urgjencë.

Kështu, jo vetëm që nuk u ndalë dialogu pa e sanksionuar ndërkombëtarisht Serbia pas sulmit të 28 shtatorit, siç  kërkonin përfaqësuesit kryesorë të shtetit, por për atij iu shtua edhe tema e dinarit. Natyrisht, me një ndryshim, ku tashmë Kosova përfshihet në këtë proces më e vetmuar se kurrë  më parë dhe pa përkrahjen e vendeve që dikur kishin qenë në anën asaj si në procesin historik të çlirimit ashtu dhe shtet-ndërtimit.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Zvicra mund të kryejë procedurat e azilit jashtë vendit

Këshilli Federal ka luajtur me idenë e ‘eksternizimit’ të...

Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan është takuar me presidentin...

“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan” – Analiza e Spahiut acaron keq Matoshin

Sulmi në Banjskë ka shkaktuar debat të ashpër mes...

Zëvendësministri i mbrojtjes paralajmëron padi ndaj “shpifjeve për kontratat e ushqimit brenda ministrisë”

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla është deklaruar se gjithë...

Zvicra mund të kryejë procedurat e azilit jashtë vendit

Këshilli Federal ka luajtur me idenë e ‘eksternizimit’ të procesit të azilit – domethënë, krijimit të një sistemi, ku personeli zviceran do të trajtonte...

Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilën ka diskutuar edhe për Kosovën. Lideri turk ka thënë...

“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan” – Analiza e Spahiut acaron keq Matoshin

Sulmi në Banjskë ka shkaktuar debat të ashpër mes panelistëve në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10. Politologu, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Kosova ka qenë në...