Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Vetitë që nuk i keni ditur për mjaltën

Vetitë që nuk i keni ditur për mjaltën

Mjalti nuk përdoret vetëm për të ëmbëlsuar çajin apo ndonjë ushqim tjetër. Ai është i pasur me veti antioksiduese, antiseptike dhe antibakteriale, që ndihmojnë në kujdesin e bukurisë fizike.

Çelësi është përdorimi i mjaltit të papërpunuar, sepse kështu i ruan të gjitha vetitë. Lexoni disa nga mënyrat më të mira të përdorimit të mjaltit në fytyrë, trup, sy, madje edhe në flokë.

Lufton aknet në fytyrë:

Mjalti sulmon bakteret që shkaktojnë puçrra dhe zbut lëkurën. Vëndosni pak mjaltë tek puçrrat, lërini ashtu për gati 15-20 minuta, më pas lajeni fytyrën.

Zbardh rrathët e syve:

Një lugë mjaltë ndihmon në zbehjen e rrathëve të errët të syve dhe qetëson enjtjet poshtë tyre. Përzieni mjaltë me vaj bajamesh, më pas aplikojeni para se të flini. Lajini sytë në mëngjes.

Ul acarimet e rruajtjes:

Qetësoni acarimet e shkaktuara nga rruajtja duke lyer me mjaltë pjesën e acaruar.

Lahuni pas 10-15 minutash.

I shton shkëlqimin flokëve:

Trajtoni flokët me këtë maskë që u jep shëlqim flokëve-përzieni 1/2 filxhan mjaltë dhe 1/4 filxhan vaj ulliri. Aplikojeni në flokë nga rrënjët tek majat.

Mbajini ashtu për 20 minuta, më pas lajini. Përdoreni këtë maskë njëherë në javë.

Zbut flokët:

Mjalti i përpunuar ringjall flokët e thatë dhe të dëmtuar, duke përzier një lugë gjelle mjaltë me shampon.

Themes by WordPress