Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vetëvendosje publikon video me pamje të Kurtit nga veriu, cilësohet si nisje e fushatës

Vetëvendosje publikon video me pamje të Kurtit nga veriu, cilësohet si nisje e fushatës

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar mbrëmë një video me pamje nga veriu i vendit.

Një pjesë e pamjeve janë nga vizita e fundit e Kurtit në Mitrovicën e Veriut, ku shihet duke kaluar mbi Urën e Ibrit e duke zhvilluar bisedë me karabinierët, pamje të vendosjes së flamurit të Republikës së Kosovës, futja e Kryetarit të Komunës së Leposaviqit në zyre me asistimin e Policisë, e Kurtit duke vënë gurthemelin e një objekti, raporton Express.

Në video është përdorur si audio një pjesë të fjalimit të Kurtit në vitin 2015 nga Manifestimi i Lëvizjes Vetëvendosje kundër “‘Zajednicës’ dhe marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi”.

“Ndryshimet e mëdha fillojnë me guxim. Qytetarët e Republikës tonë dhe qeveria e tyre kanë treguar guxim dhe përkushtim, kanë treguar se si bashkë arrihet dhe fitohet ajo që synojmë e që është e domosdoshme për të gjithë”, thuhet në postim.