Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vetëvendosje nuk i pranon rezultatet përfundimtare, kërkon rivotim nga diaspora

Vetëvendosje nuk i pranon rezultatet përfundimtare, kërkon rivotim nga diaspora

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot ankesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kundër vendimit për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Blerim Sallahu, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se Vetëvendosje kërkon zyrtarisht nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) anulim të rezultateve të votave me postë nga diaspora dhe rivotim.

Sallahu tha se LVV-ja posedon fakte për manpulime në votat me postë, për të cilat e fajësoi Lidhjen Demokratike të Kosovës.“Faktet, provat janë. Është denoncu rasti edhe në Prokurori, por në të njëjtën kohë edhe në PZAP”, tha ai.

Ai tha se LDK-ja ka kryer inxhiniering të votave.“Kanë votuar me kimik të njëjtë, me duar të njëjta. Kanë votuar masovishit për LDK-në”, tha Sallahu.

Edhe sekretari i LVV-së, Alim Rama tha se bëhet fjalë për “inxhiniering dhe vjedhje industriale të votave”.